Protestë për status të dëshmorëve

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KDFK), sot gjatë një konference për media pritet të shpalos skenarin për protestën që do të mbahet së shpejti në Prishtinë.

Lajme

23/05/2015 08:08

Ata po kërkojnë që dëshmorët që kanë rënë para luftës së fundit në Kosovë të futen në listat e dëshmorëve.

Po ashtu, ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre, pasi dëshmorët që kanë rënë në periudha të ndryshme para luftës së fundit në Kosovë, njihen si dëshmorë nga qytetarët por jo edhe nga institucionet.