Protestë para Ministrisë së Ambientit, kundër ndotjes së ajrit (Foto)

Dhjetëra qytetar të Komunës së Drenasit kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.

Lajme

19/08/2015 12:38

Protestuesit kanë vendosur maska ndaj pluhurit, ndërkohë në duar kanë mbajtur pankarta ku shkruante “Ku janë të dhënat rreth ndotjes së Drenasit”, “Çka po fshiheni nga qytetarët e Drenasit” dhe të tjera.

Protesta, sipas organizatorit, paraqet aksion simbolik i banorëve të Drenasit për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me mosmonitorimin e mjedisit, ajrit, në këtë komunë nga ana e Ministrisë, ndërkohë që, siç thonë, Operatori Ekonomik NewCo Ferronikeli në vazhdimësi po liron erë të pakëndshme dhe tym që të zë frymën.

Ata thanë se kjo qeveri po shkel të drejtat elementare të njeriut në Drenas, duke bërë kësisoj vrasje masive të tyre.

Banorët ankohen se numri i rasteve të prekura nga kanceri në këtë qytetet dhe rrethinën e tij po shtohen vazhdimisht. Ata thanë që kjo protestë nuk mund të quhet protestë por vetëm aksion simbolik për kërkesat e tyre.

Megjithatë, paralajmëruan në rast se Qeveria nuk merr hapa konkretë nuk do të dalin vetëm anëtarët e kuvendit komunal dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, por do të ftohet të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin në protestë, pasi që siç thanë ata nuk është me rëndësi një fabrikë por shëndeti i qytetarëve. Protesta zgjati 30 minuta./K.P.

ndotja e ajrit protesta