Protestë edhe në Shqipëri: PD kundër mbylljes së TikTok
Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Ajo e cilëson këtë si akt censure të fjalës së lirë, një veprim që vjen në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Për dy orë që zgjat tubimi, disa rrugë në kryeqytet janë bllokuar për…

Lajme
Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri.
Ajo e cilëson këtë si akt censure të fjalës së lirë, një veprim që vjen në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Për dy orë që zgjat tubimi, disa rrugë në kryeqytet janë bllokuar për shkak të tubimit elektoral të PD.
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar qarkullimi i automjeteve, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.