​Protestë dhe bojkot mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

Disa nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” dhe prindërit e tyre, kanë protestuar para objektit shkollor duke kërkuar kushte për zhvillimin e mësimit, pas shpërthimit të “një gypi të kanalizimit”. Por nga drejtoria e shkollës kanë deklaruar se problemi ishte tek një puset. “S’ka kushte, s’ka mësim”, “Shkolla pa kushte, e ardhme pa shpresë”, ishin…

Lajme

03/09/2025 15:19

Disa nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” dhe prindërit e tyre, kanë protestuar para objektit shkollor duke kërkuar kushte për zhvillimin e mësimit, pas shpërthimit të “një gypi të kanalizimit”. Por nga drejtoria e shkollës kanë deklaruar se problemi ishte tek një puset.

“S’ka kushte, s’ka mësim”, “Shkolla pa kushte, e ardhme pa shpresë”, ishin disa nga mbishkrimet që nxënës të kësaj shkolle mbanin në duar. Derisa ndërrimi i pasdites zhvilloi të martën mësimin, klasat e pesta e bojkotuan tërësisht.

Të pakënaqur me gjendjen higjienike në shkollë për shkak të këtij problemi u shprehën prindërit që kishin dal të protestonin.

Derisa prindërit ankoheshin për kushte jo të mira higjienike drejtoresha e shkollës Ismail Qemali në Prishtinë, Mimoza Krasniqi.

“Problemi i pusetës ka shkaktuar probleme brenda në objekt. Dezinfektimi ëhstë bërë dje komplet. Klasat janë pastruar dhe janë dezinfektuar. Por, prindërit kanë kërkuar që të bëhet edhe një inspektim sanitar ditën e nesërme”, ka thë ajo për media.