Protestat në Serbi po masivizohen, studentët dhe dekanët do të solidarizohen me mësuesit e shkollave
Ka përfunduar protesta para Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe nxënësit janë ende të mbledhur dhe brohorisin se nuk do të lejojnë shantazhet e drejtuara ndaj pedagogëve dhe mësuesve të tyre. Në tubim folën Sandra Radovanoviq, mësuese në shkollën fillore “Ivo Andriq” dhe Iva Drashkiq Viçanoviq, dekane e Fakultetit Filologjik. Më parë janë bërë homazhe për…
Lajme
Ka përfunduar protesta para Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe nxënësit janë ende të mbledhur dhe brohorisin se nuk do të lejojnë shantazhet e drejtuara ndaj pedagogëve dhe mësuesve të tyre. Në tubim folën Sandra Radovanoviq, mësuese në shkollën fillore “Ivo Andriq” dhe Iva Drashkiq Viçanoviq, dekane e Fakultetit Filologjik. Më parë janë bërë homazhe për viktimat e tragjedisë në Novi Sad dhe për të vrarët në shtëpinë e të moshuarve në Barajevë.
Para kësaj protestës studentët dhe qytetarët iu bashkuan protestë së punëtorëve të GSP-së, të cilët u mblodhën tek depoja në Dorçol dhe më pas arritën deri tek Kuvendi i Qytetit, ku parashtruan kërkesat e tyre. Ndër kërkesat është pezullimi i procesit të shfuqizimit të trolejbusëve dhe garancia që depoja e Dorçol nuk do t’u dorëzohet kompanive private.
Mesazhi nga tubimi para Ministrisë së Arsimit: Studentët dhe dekanët do të solidarizohen me mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme
Mesazhi kryesor i dërguar nga tubimi është se studentët dhe dekanët do të solidarizohen me mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilëve po u bëhet presion që të tërhiqen dhe të mos mbështesin protestat.
Me tubimin e sotëm, pranë tyre kanë qëndruar dekanët e tetë fakulteteve ku shkollohen pedagogë dhe profesorët, si dhe nxënësit e shkollave të mesme dhe gjimnazistit, të cilëve u kanë thënë se nuk janë vetëm dhe se do të bëjnë gjithçka për të parandaluar presione të mëtejshme, raporton reporteri i N1.
Në takim u tha se inspektorët e arsimit duhet t’i mbrojnë mësuesit dhe janë ata që po bëjnë presion ndaj tyre.
Plani është që mësuesit e shkollave fillore të kthehen nesër dhe të dorëzojnë kërkesat e tyre në Ministrinë e Arsimit.
Një mesazh solidariteti ju dërgua të gjithë atyre që janë duke bërë presion, ndërsa mësuesit në tubim u shprehën të habitur nga mbështetja e gjimnazistëve, shumë prej të cilëve ishin në tubim.
Rruga Nemanjina, ku ndodhet Ministria, ishte e mbyllur për qarkullim dhe e mbushur me pjesëmarrës në protestë.