Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve në Tiranë vijon prej 76 ditësh, ndërsa këtë të premte iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës. Me pankrata në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t’u nisur më pas në marshim drejt Kryeministrisë. Më pas, qytetarët vijuan marshimin përgjatë disa prej akseve kryesore të Tiranës,…

Lajme

14/08/2026 23:52

Protesta e qytetarëve në Tiranë vijon prej 76 ditësh, ndërsa këtë të premte iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës.

Me pankrata në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t’u nisur më pas në marshim drejt Kryeministrisë.

Më pas, qytetarët vijuan marshimin përgjatë disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke ndjekur itinerarin e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të mëparshme.