Protesta kundër Vuçiqit, bllokohet edhe magjistralja Mitrovicë-Pejë (Foto)
Edhe magjistralja Mitorvicë-Pejë është bllokuar në shenjë protestë ndaj vizitës së kandidatit për president të Serbisë, Alekandër Vuçiq.
Lajme
Disa qytetarë e kanë bllokuar me vetura këtë magjistrale në fshatin Padalishtë.
Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga protestë, ku qytetaret po kundërshtojnë vizitat e liderëve serbë në Kosovë.
Ndërsa mëngjesi i sotëm ka qenë në shumë qytete protesta për shkak të kundërshtimit nga ana e qytetarëve që të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë./Lajmi.net/