Protesta kundër Trumpit, përkrahësit e demokratëve djegin flamurin amerikan (Video)

Pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendet që tashmë njihen si bastione të demokratëve, kanë shprehur revoltën e tyre përmes protestave kundër Trumpit.

Bota

10/11/2016 17:51

Madje gjatë këtyre protestave demonstruesit janë përplasur edhe me Policinë, shkruan lajmi.net.

E për më tepër, disa nga protestuesit ttejet të revoltuar ndaj rezultatit që zgjodhi Tumpin president, kanë shkuar deri në atë pikë që të djegin edhe flamurin e shtetit të tyre.

CNN raporton se, sipas vlerësimeve të policisë, u mblodhën në Nju Jork rreth pesëmijë njerëz duke brohoritur slogane kundër Presidentit të ri Donald Trump. Policia arrestoi 15 demonstrues.

Protestat janë duke u zhvilluar në Uashington, Nju Jork, Atlanta, Austin, Boston, Çikago, Denver, Philadelphia, Portland, San Francisko dhe Seattle./Lajmi.net

YouTube player