Protesta e opozitës, policia merr masa të forta sigurie

Ashtu siç ka paralajmëruar, opozita nesër do të zhvillojë protestën e për për vitin 2018. Ndërkohë për këtë protestë, policia ka marrë masa të forta sigurie. Mësohet se pritet të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja dhe FNSH për të siguruar rendin dhe qetësinë.

Lajme

26/01/2018 11:51

Pranë vendit ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

Duket se policia ka frikë nga ndonjë incident, prandaj i ka filluar më hrët përgatitjet e saj për protestëtn e opozitës. Kështu, drejtori i policisë së Tiranës, rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë. Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra, shkruan lapsi.al.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.

Është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë dhe janë marrë masat për sigurimin e institucioneve në Bulevard. Vëmendje të madhe do ketë edhe kontrolli fizik i personave të dyshimtë për armë apo sende të paligjshme në akset kryesore të Tiranës. PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orarshe e cila nis në orën 12:00