​Protesta e 22 dhjetorit, opozita ‘braktis’ komisionet parlamentare në Shqipëri

Deputetët e opozitës në Shqipëri, nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare të sotme, raporton Top Channel. Sipas urdhrit të kreut të PD-së, Sali Berishës, deputetët janë në terren për të mobilizuar bazën për protestën kombëtare të 22 dhjetorit. Dje, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren e përjavshme para Kryeministrisë,…

Lajme

16/12/2025 12:31

Deputetët e opozitës në Shqipëri, nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare të sotme, raporton Top Channel.

Sipas urdhrit të kreut të PD-së, Sali Berishës, deputetët janë në terren për të mobilizuar bazën për protestën kombëtare të 22 dhjetorit.

Dje, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren e përjavshme para Kryeministrisë, deklaroi se PD-ja “nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve”.