Propozimi nga deputeti i partisë së Vuçiq-it: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane

Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vlladimir Gjukanoviq ka thënë se Serbia do ti ndërpresë integrimet e mëtejshme evropiane. Ai ka thënë se në fillim duhet dërguar një letër ambasadorëve për paralajmërimin e tyre. “Dërgojini një letër të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në të cilën do të informohen se Republika e…

Lajme

19/04/2024 13:23

Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vlladimir Gjukanoviq ka thënë se Serbia do ti ndërpresë integrimet e mëtejshme evropiane.

Ai ka thënë se në fillim duhet dërguar një letër ambasadorëve për paralajmërimin e tyre.

“Dërgojini një letër të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në të cilën do të informohen se Republika e Serbisë po i ndërpret integrimet e mëtejshme evropiane. Të informohen të gjitha institucionet e BE-së dhe zyrat që kanë në Serbi se nuk ka nevojë të bëhet më asgjë në fushën e integrimit evropian të Serbisë. Zhvilloni marrëdhënie ekskluzivisht dypalëshe me të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka shkruar Gjukanoviq në platformën “X”.