Pronari i kompanisë “Zhitia”: Policia serbe ka intervistu edhe 20 vjeçar, e kanë pyt çka din për luftë
Policia serbe ka ndaluar sot për disa orë qarkullimin e autobusëve nga Kosova që po vinin nga perëndimi, në kufirin Kroaci-Serbi. Disa prej udhëtarëve janë nxjerrë nga autobusët dhe janë marrë në pyetje në një dhomë afër kufirit. Për lajmi.net ka folur pronari i kompanisë turistike “Zhitia”, Gazmend Zhitia i cili ka dhënë informacione për…
Lajme
Policia serbe ka ndaluar sot për disa orë qarkullimin e autobusëve nga Kosova që po vinin nga perëndimi, në kufirin Kroaci-Serbi.
Disa prej udhëtarëve janë nxjerrë nga autobusët dhe janë marrë në pyetje në një dhomë afër kufirit.
Për lajmi.net ka folur pronari i kompanisë turistike “Zhitia”, Gazmend Zhitia i cili ka dhënë informacione për ngjarjen.
“291 udhëtarë i kemi pas gjithsej, 21 prej tyre janë intervistuar. Ku jeton, çka punon e pyetje të tilla. E kanë intervistu edhe një djalosh të lindur në vitin 2004 e kanë pyt çka dinë për luftën”, ka thënë Gazmend Zhitia.
Udhëtarët tani janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për Kosovë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ende duke u marrë në pyetje.
Video: