Pronari i Chelseat takohet me atë të PSG-së, diskutohet e ardhmja e Neymar Jr
Skuadra e Chelseat vazhdon të punojë në lidhje me transferimet. Ata po bëhen gati për afatin e verës, ku pritet të bëjnë disa goditje tjera interesante. Gazetari Simon Phillips shkruan se pronari i Bluve të Londrës, Todd Boehly është takuar gjatë ditës së marte me kruen e Paris Saint-Germain, Nasser al Khelaifi, shkruan Lajmi.net Siç…
Sport
Skuadra e Chelseat vazhdon të punojë në lidhje me transferimet. Ata po bëhen gati për afatin e verës, ku pritet të bëjnë disa goditje tjera interesante.
Gazetari Simon Phillips shkruan se pronari i Bluve të Londrës, Todd Boehly është takuar gjatë ditës së marte me kruen e Paris Saint-Germain, Nasser al Khelaifi, shkruan Lajmi.net
Siç raporton gazetari i njohur anglez, ky takim kishte për qëllim diskutimin në lidhje me futbollistin Neymar Jr – për të cilin ende nuk dihet e ardhmja dhe sigurisht që kërkon largimin nga kampioni francez.
Përvec Neymarit, temë diskutimi ka qenë edhe dështimi i marrëveshjes mes dy palëve për lojtarin marokien, Hakim Ziyech.
Neymar Jr me PSG-në ka kontratë deri në vitin 2025-të, por që nuk është i kënaqur. Vlera e tij momentale sipas sajtit të njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 75 milionë euro./Lajmi.net/
Paris Saint-Germain president Nasser al Khelaifi and Chelsea co-owner Todd Boehly met on Tuesday in Paris to discuss a potential transfer of Neymar.
— Simon Phillips (@siphillipssport) February 16, 2023