Pronarët e rinj të Milanit e “hapin zemrën” – japin 300 milionë euro gjatë kësaj vere për nënshkrimin e lojtarëve të rinj

Pronarët e rinj të Milanit duket se e kanë marrë seriozisht investimin financiar te klubi “kuqezi”.

Sport

19/04/2022 16:53

Në bazë të asaj që raportojnë mediet në Itali, janë ndarë 300 milionë euro për nënshkrim me lojtarë të rinj gjatë merkatos së verës.

Pronarët e rinj nga Invescorp premtojnë stabilitet financiar për klubin të cilit viteve të fundit i ka munguar shkëlqimi, transmeton lajmi.net.

Aktualisht klubi “kuqezi” është nën pronësinë e Elliot Mangament që shumë shpejt pritet ta bartë këtë epitet te pasardhësit e tij.

Milani këtë sezon po garon në dy taborë: Sccudetto dhe Coppa d’Italia./Lajmi.net/