Pronarët e rinj të Milan, ‘RedBird’: Këto janë katër lëvizjet e para që do të finalizohen

Milan është bërë me pronarë të rinj dhe pritet të jetë në mesin e skuadrave më aktive në merkato.

Sport

07/06/2022 15:37

Kampionët e Serie A duhet të bëjnë lëvizje për të ruajtur epitetin e kampiones.

Tashmë si skuadra më e shtrenjtë në histori të futbollit italian, Milan pritet të finalizojë katër lëvizje (me prioritet) nën drejtimin e ‘RedBird’.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara në postet e tyre teknike (Drejtorët) do të jenë të parët që do të kenë kontrata të rinovuara, përcjell lajmi.net.

Më pas, ‘RedBird’ do të marrin vendimin për blerjen ose jo të plotë të kartonëve të Alessandro Florenzi dhe anësorit Junior Messias.

Milan duhet të paguajnë 4.5 milionë euro për Florenzi, kurse 5.5 milionë për Messias, nëse duan të bëjnë lëvizje të përhershme. /Lajmi.net/