Pronarët e qenve apo të maceve? Studimi i fundit tregon se kush janë njerëzit më të lumtur

13:05 | 21 Qershor 2019

Pronarët e qenve apo ata të maceve, kush janë më të lumtur?

‘Kjo është çështja’ në rrethin e kafshëdashësve!  Hulumtime të shumta kanë patur si qëllim studim këtë çështje, e duket se Universiteti i Çikagos i ka dhënë një përgjigje të prerë:

Pronarët e qenve  duket se janë “më të lumtur” sesa njerëzit  që zotërojnë macet.

Sondazhi i Përgjithshëm Social (GSS), i cili u drejtuar  nga një organizatë kërkimore sociale NORC në Universitetin e Çikagos, zbuloi se 36 përqind e pronarëve të qenve raportuan se ishin “shumë të lumtur”, krahasuar me vetëm 18 përqind të pronarëve të maceve. POR studimi që ndoshta do i bëjë të ndihen mirë njerëzit që preferojnë macet mbi qentë, është se ata  me shuma gjasa janë më të zgjuar, transmeton “Living”.

“Ka kuptim që një person që do qentë te jetë një pjesë të madhe të ditës jashtë duke e shëtitur ndërsa ai që ka mace të qëndrojë në shtëpi duke lexuar në shtëpi, apo të hulumtojë mbi gjëra të ndryshme në internet”. Macet kanë 300 milionë neurone, ndërsa qentë kanë afërsisht gjysmën e tyre. Kjo nuk ka lidhje me pronarët e kafshëve por është përmendur në konferencën shkencore.

Natyrisht,  studiuesit nuk e kanë lënë me kaq, por kanë analizuar faktorët dhe arsyet që mbështesin teorinë e sipërpërmendur: PËRSE JANË MË TË LUMTUR TË ZOTET E QENVE

Qentë krijojnë një lidhje unike me të zotin dhe gjithçka duket se sillet rreth tij. Qeni jo vetëm që kupton shumë prej informacionit që merr prej të zotit por reagon në mënyra që të kënaqë atë. E  kundërta ndodh me macen.

Macet dëgjojnë dhe kuptojnë atë çfarë thua. Lajmi i keq është se ajo nuk do t’ia dijë fare për ketë gjë.

Sipas studiuesve megjithëse macet e dallojnë zërin e pronarit, ato nuk reagojnë me sjelljet e tyre nëse pronarët i thërrasin duke qenë jashtë pamjes së tyre vizive. Megjithatë edhe nëse ju pëlqeu apo jo ky artikull, e rëndësishme është të dini se njerëzit me kafshë shtëpiake janë më të lumtur e më pak të prirur nga stresi se ata që nuk kanë asnjë kafshë!