Prokurorja e Specializuar West dhe zëvendës-prokurori Ferdinandusse vizitojnë Kosovën

Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse po vizitojnë Kosovën. Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. “Prokurorja e Specializuar dhe zëvendësi i saj do të takojnë gjatë vizitës së tyre, ndër të tjerë, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.…

Lajme

23/10/2024 13:34

Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse po vizitojnë Kosovën.

Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Prokurorja e Specializuar dhe zëvendësi i saj do të takojnë gjatë vizitës së tyre, ndër të tjerë, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.

West, një ish-prokurore amerikane me përvojë si në hetime politike të nivelit të lartë ashtu edhe në hetime ndërkombëtare për krime, pasoi Jack Smith në postin e Prokurorit të Specializuar në tetor 2023.

Ferdinandusse, një ish-prokuror holandez, udhëhoqi ndjekjen penale nga Holanda të çështjes së rrëzimit të aeroplanit të linjës ajrore malajziane MH-17 mbi Ukrainë nga separatistët rusë dhe ukrainas në vitin 2014.

West është Prokurorja e tretë e Specializuar, pas Smith i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën 2018-2022 dhe David Schwendiman, i cili shërbeu në periudhën 2016-2018.