Prokuroria Themelore në Prishtinë sekuestron 9 automjete të dyshuara për mashtrim kompjuterik
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, janë sekuestruar nëntë automjete që dyshohen se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Sipas komunikatës, aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa rasti po trajtohet nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie. Automjetet e sekuestruara janë…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, janë sekuestruar nëntë automjete që dyshohen se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas komunikatës, aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa rasti po trajtohet nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie.
Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përfshirë tri vetura të tipit Seat Leon, dy Volkswagen Polo, një Golf 8, një Audi A6, një Volkswagen Jetta dhe një Peugeot 2008 Allure.
Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale. /Lajmi.net/