Prokuroria Themelore e Ferizajt sot mbanë konferencë për media për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Prokuroria Themelore e Ferizajt do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik, Muhamet Lika. Kryeprokurori Burim Çerkimi dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës do të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë, transmeton lajmi.net. Konferenca mbahet nga ora 11:30 në Stacionin Policor në Ferizaj. Rreshteri Lika u vra…

Lajme

21/04/2025 10:04

Prokuroria Themelore e Ferizajt do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik, Muhamet Lika.

Kryeprokurori Burim Çerkimi dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës do të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë, transmeton lajmi.net.

Konferenca mbahet nga ora 11:30 në Stacionin Policor në Ferizaj.

Rreshteri Lika u vra më 1 prill të këtij viti derisa ishte duke shkuar në banesën e tij.

Ai u gjuajt me armë zjarri brenda ndërtesës ku jetonte./Lajmi.net/