Prokuroria tha se nuk e “urdhëroi” aksionin e Policisë dje, Bekim Jashari: Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë tha dje se nuk e autorizoi Policinë e Kosovës për ta realizuar aksionin ku u mbyllën disa institucione ilegale serbe, në 10 qytete të Kosovës ndër to edhe në Skenderaj. Jashari përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Policinë e Kosovës duke e…

Lajme

16/01/2025 09:58

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë tha dje se nuk e autorizoi Policinë e Kosovës për ta realizuar aksionin ku u mbyllën disa institucione ilegale serbe, në 10 qytete të Kosovës ndër to edhe në Skenderaj.

Jashari përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Policinë e Kosovës duke e quajtur këtë aksion si veprim të drejtë nga ana e tyre, shkruan lajmi.net.

Ai ka cituar një thënie të Gjergj Fishtës për të ilustruar situatën aktuale në mes të institucioneve por edhe partive opozitare dhe asaj në pushtet.

“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”, ka shkruar Jashari duke e cituar Fishtën.

Ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Deri kur kështu?
25 vite pas çlirimit të vendit,
17 vite shtet.
Dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme e akuza:
“Veriun e vendit”
Aksionet e policisë i quajnë dhunë, presion, fashizëm, deri te krahasimi me Millosheviqin.
“Institucionet paralele”
S’ka marrë leje, ska urdhër të Prokurorit.
S’kemi prova a janë duke kryer vepra penale.
Për çfarë? Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë.
Nuk kam fjalë për t’u shprehur.
Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?
Gjergj Fishta kishte thënë nga mllefi,
njëjt si unë sot:
“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”
Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës!
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së 🇦🇱