Prokuroria Speciale parashikon dy javë për prezantimin e provave në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se prezantimi i provave kryesore në rastin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nuk pritet të zgjasë më shumë se dy javë. Gjatë seancës, gjyqtari i vetëm, Christoph Gosnell, njoftoi se Prokuroria ka propozuar që dëshmitarët të thirren njëri…

Lajme

28/11/2025 11:12

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se prezantimi i provave kryesore në rastin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nuk pritet të zgjasë më shumë se dy javë.

Gjatë seancës, gjyqtari i vetëm, Christoph Gosnell, njoftoi se Prokuroria ka propozuar që dëshmitarët të thirren njëri pas tjetrit, me fillim në shkurt të vitit 2026. Po ashtu, u bë e ditur se Prokuroria do të mbështetet kryesisht në tre dëshmitarë, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria ka paraqitur provat kryesore dhe beson se prezantimi i tyre nuk do të tejkalojë dy javë, duke sugjeruar që dëshmitarët të dëgjohen në mënyrë të njëpasnjëshme në fillim të shkurtit,” tha gjyqtari Gosnell.

Sipas rregullores, për dëshmitarin e shtatë janë dorëzuar dokumentet e nevojshme më herët, përfshirë edhe dëshminë kryesore të tij.

Prokurori Joshua Hafetz u pyet nëse rezultatet e hetimeve në vazhdim mund të ndikojnë në dëshminë kryesore të këtij dëshmitari. Ai tha se një ndikim i tillë është i mundshëm, por është e vështirë të përcaktohet përpara se të merren rezultatet përkatëse.

Ekipet mbrojtëse njoftuan gjithashtu se do të kenë pyetje për dëshmitarin, duke paralajmëruar një fazë intensive të shqyrtimit të dëshmive.

Prokurori Hafetz kërkoi që seanca të kaloj në sesion privat, që të flas të jap detaje më të hollësishme, pasi gjyqtari Gosnell u shpreh i shqetësuar me vonesat e hetimeve. Kjo kërkesë e Prokurorit u aprovua dhe seanca kaloi në sesion privat./lajmi.net/