Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022, bllokuan rrugët kryesore – ishin të gatshëm ta sulmonin edhe Policinë e Kosovës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë serbëve që në vitin trazirat e dhjetorit të vitit 2022, kishin bllokuar rrugët në veri të vendit. Siç thuhet në komunikatën e Prokurorisë, ata kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamion të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera. Po ashtu, nga…

Lajme

10/06/2026 10:56

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë serbëve që në vitin trazirat e dhjetorit të vitit 2022, kishin bllokuar rrugët në veri të vendit.

Siç thuhet në komunikatën e Prokurorisë, ata kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamion të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Po ashtu, nga veprimet e tyre rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm t’i sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 10 qershor – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër Kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër Rendit Kushtetues të Republikës se Kosovës” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Te pandehurit D.M., D.D., M.R., N.J., N.O., dhe S.V., akuzohen se, nga 10.12.2022 deri më 29.12.2022, në komunat veriore të Republikës së Kosovës, duke vepruar në bashkëkryerje dhe përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, kanë penguar institucionet e Republikës së Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe kryerjen e detyrave zyrtare në këto komuna.

Sipas aktakuzës, ata kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamion të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.Po ashtu, nga veprimet e tyre rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm t’i sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion./lajmi.net/