Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për protestat e vitit 2023 në Zveçan
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit M.D, për shkak të kryerjes së veprave penale: “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se i dyshuari më 29 maj…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit M.D, për shkak të kryerjes së veprave penale: “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se i dyshuari më 29 maj të vitit 2023 afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale.
“Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas ligjit, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, përfundon njoftimi për media. /Lajmi.net/