Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi që tentoi të paguante me 105 mijë euro false
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”. Sipas aktakuzës, më 09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh. Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, më 09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.
Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.