Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë një të dyshuar në rastin “Laboratori ’25”, dyshohet për grup kriminal dhe falsifikim dokumentesh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet S.D. është paraqitur vullnetarisht gjatë ditës së sotme në Policia e Kosovës në Prishtinë, në lidhje me rastin që po hetohet me emrin “Laboratori ‘25”. Sipas njoftimit, pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special ndaj tij është…

Lajme

13/05/2026 12:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet S.D. është paraqitur vullnetarisht gjatë ditës së sotme në Policia e Kosovës në Prishtinë, në lidhje me rastin që po hetohet me emrin “Laboratori ‘25”.

Sipas njoftimit, pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, shkruan lajmi.net.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se hetimet për rastin “Laboratori ‘25” janë ende në zhvillim dhe se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjet në fuqi. /Lajmi.net/