Prokuroria Speciale me detaje për sulmin në “Ibër Lepenc”: Në stacion policor u shoqëruan dhjetëra persona dhe u sekuestrua armatim
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me sulmin e të premtes në kanalin e Ibër Lepencit. Prokuroria Speciale ka njoftuar opinionin publik lidhur me rastin e ndodhur më 29.11.2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potok-ut, respektivisht në pjesën e kanalit të “Ibër Lepencit’, se më 30.11.2024, Policia e Kosovës, në koordinim…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me sulmin e të premtes në kanalin e Ibër Lepencit.
Prokuroria Speciale ka njoftuar opinionin publik lidhur me rastin e ndodhur më 29.11.2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potok-ut, respektivisht në pjesën e kanalit të “Ibër Lepencit’, se më 30.11.2024, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin Special nga Prokuroria Speciale ka kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.
“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u tha se me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në lidhje me arrestimin e një të dyshuari tjetër sot, Prokuroria njoftoi se i dyshuari është nga komuniteti serb dhe ai është ndaluiar.
“Ndërkaq, më 1 dhjetor 2024 me vendim te Prokurorit është ndaluar edhe i dyshuari J.V nga komuniteti serb, i cili ishte në kërkim lidhur me këtë vepër penale. Në shtëpinë e të njëjtit është kryer kontroll, ku janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe pajisjeve tjera”.
Gjitahshtu u tha se veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar./Lajmi.net/