Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin që po vazhdon tek “Pallati i Rinisë”, arrestohen dy persona

Njësi të shumta policore, në mesin e tyre ato të specializuara janë parë sot duke zbarkuar në objektin e Pallatit të Rinisë në kryeqytet. Të njëjtit, në numër mjaftë të madh aty ishin me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në lidhje me këtë çështje, në një përgjigje për lajmi.net nga Prokuroria Speciale është bërë…

Lajme

07/10/2024 11:06

Njësi të shumta policore, në mesin e tyre ato të specializuara janë parë sot duke zbarkuar në objektin e Pallatit të Rinisë në kryeqytet.

Të njëjtit, në numër mjaftë të madh aty ishin me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, në një përgjigje për lajmi.net nga Prokuroria Speciale është bërë e ditur se aksioni është duke vazhduar ende.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, u tha në përgjigje.

Po ashtu u tha se deri më tani në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrest dy persona të dyshimtë.

Ata janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale që ndërlidhet me keqpërdorime të detyrës zyrtare.

“Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për  kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare”.

Gjithashtu nga Prokuroria Speciale u tha se pas përfundimit të aksionit do të jepen detaje në lidhje me këtë rast.

“Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”./Lajmi.net/