Prokuroria realizon aksion në Prevallë, sekuestron pajisje me të cilat po degradohej mjedisi
Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me inspektorë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka realizuar aksion në Prevallë kundër degradimit të ambientit. Nga ky aksion janë sekuestruar tre eskavator dhe një kamion si mjete të kryerjes së veprës penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi,…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me inspektorë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka realizuar aksion në Prevallë kundër degradimit të ambientit.
Nga ky aksion janë sekuestruar tre eskavator dhe një kamion si mjete të kryerjes së veprës penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi, dhe është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara janë duke u ndërmarrë veprime procedurale në drejtim të lëshimit të urdhrit të përkohshëm ndalues dhe paraqitjes së kërkesës në gjykatë për lëshimin e urdhrit ndalues përfundimtar së bashku me masën e përkohshme përkatëse. Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bënë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie degraduese”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Lajmi.net/
Fotografi nga aksioni: