Prokuroria po heton vdekjen e nipit të Adem Grabovcit- Ai u gjetë i vdekur
Një hetim i vdekjes u raportua të ketë ndodhur dje në Prishtinë. Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës njoftoi se një rast i vdekjes po vazhdon të hetohet në kryeqytet. Sipas policisë mbrëmë rreth orës 22:00 raportohet të jetë gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. “HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet…

Lajme
Një hetim i vdekjes u raportua të ketë ndodhur dje në Prishtinë. Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës njoftoi se një rast i vdekjes po vazhdon të hetohet në kryeqytet.
Sipas policisë mbrëmë rreth orës 22:00 raportohet të jetë gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
“HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raportin 24 orësh.
Por pak orë më vonë u kuptua se personi që u gjetë pa shenja jete është nipi i politikanit kosovar, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci.
Është vetë Grabovci i cili njoftoi për vdekjen e Aulon Grabovcit, duke thënë se pas vdekjes së vëllait të tij dy vite më parë, kjo ngjarje është edhe më e rëndë.
“Aulon (Nazmi) Grabovci PASKA EDHE MË VËSHTIRË! POR, DERI KUR, ZOT?Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”, tha ai.
Po ashtu Grabovci njoftoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 14:00.
“Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kane konfirmuar rastin në fjalë, por duke mos dhënë shumë detaje.
Sipas Prokurorisë, deri më tani nuk mund të konfirmohet shkaku i vdekjes, por se rasti është duke u hetuar.
“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore në Prishtinë mund të konfirmoj se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, kurse deri më tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes, mirëpo prokurori i shtetit në bashkëpunim me të gjitha organet tjera janë duke e hetuar këtë rast”,u tha në përgjigjen e prokurorisë.
Duhet theksuar se gjatë këtij viti pati raste të shumta të hetimeve të vdekjeve, apo vdekje të dyshimta./Lajmi.net/