Prokuroria nis hetimet për vdekjen e gruas që u gjet pa shenja jete tek Liqeni i Batllavës

Një grua është gjetur pa shenja jete sot tek Liqeni i Batllavës në Orllan. Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Ajo ka thënë se Prokurori i shtetit ka hapur rastin “Hetim mbi vdekje”, shkruan lajmi.net. “Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, si…

Lajme

04/05/2025 16:13

Një grua është gjetur pa shenja jete sot tek Liqeni i Batllavës në Orllan.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Ajo ka thënë se Prokurori i shtetit ka hapur rastin “Hetim mbi vdekje”, shkruan lajmi.net.

“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore”. Prokurori i shtetit ka hapur rastin ‘Hetim mbi vdekje’ dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë”, ka thënë Shala.