Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që shkaktoi vdekjen e tre fëmijëve
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Në njoftimin e lëshuar thuhet se dje në mesnatë nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Gjakovë është njoftuar se është shembur një objekt i pabanuar, duke rezultuar me humbjen e jetës së tre (3)…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se dje në mesnatë nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Gjakovë është njoftuar se është shembur një objekt i pabanuar, duke rezultuar me humbjen e jetës së tre (3) personave të mitur, të cilët fatkeqësisht ndodheshin brenda tij në momentin e shembjes.
Teksa tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, prokurori kujdestar, dhe të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor që ka konfirmuar vdekjen e fëmijëve.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe është inicuar rast “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti. /Lajmi.net/