Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një të pandehuri për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehja ose moslajmërimi  i terroristëve dhe grupeve terroriste’’ nga neni 142 paragrafi 2 lidhur me nenin 385 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 të KPRK –së.…

Lajme

23/10/2024 10:14

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehja ose moslajmërimi  i terroristëve dhe grupeve terroriste’’ nga neni 142 paragrafi 2 lidhur me nenin 385 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 të KPRK –së.

“Sipas aktakuzës i pandehuri K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me tani të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P, për vepra penale të terrorizmit, ashtu që i njëjti ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por i njëjti i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente”,thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale gjithashtu ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në përfundim të këtij rasti penal. /Lajmi.net/