Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për tentim vrasje në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Në njoftimin e lëshuar…

Lajme

26/03/2025 15:40

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30-03:00/h, në lokalin “T…” në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ne atë mënyre natën kritike lidhur me një mos marrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhynë për ti ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit “NN”, kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ja kapë dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij.

Ndryshe me këto veprime thuhet se i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Ndërsa i pandehuri V.K., në vendin dhe kohën e njëjtë, nga përleshja me K.Z., e ka grushtuar K.Z., dhe i shkakton lëndime të lehta trupore të konstatuar në raportin e ekspertizes mjekoligjore. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.1. lidhur me nën par.1.4. të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë. /Lajmi.net/