Prokuroria në Prizren nis hetimet për manipulim votash në Komunën e Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren, bashkë me Policinë e Kosovës, pasi kanë pranuar informatat lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në QKN në Dragash, me autorizim të kryeprokurorit Petrit Kryeziu, kanë iniciuar hetime me vetiniciativë në Dragash. Projkuroria Themelore në Prizren, po ndërmerr veprime hetimore në Komunën e Dragashit, shkruan lajmi.net. “Hetimet kanë…

Lajme

09/02/2026 11:23

Prokuroria Themelore në Prizren, bashkë me Policinë e Kosovës, pasi kanë pranuar informatat lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në QKN në Dragash, me autorizim të kryeprokurorit Petrit Kryeziu, kanë iniciuar hetime me vetiniciativë në Dragash.

Projkuroria Themelore në Prizren, po ndërmerr veprime hetimore në Komunën e Dragashit, shkruan lajmi.net.

“Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit. Duke marrë parasysh interesimin e opinionit publik dhe mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici,  do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore”, ka njoftuar PTH në Prizren. /Lajmi.net/