Prokuroria në pritje të raportit të autopsisë së trupit të Artila Kamerit
Artila Kameri nga Gjakova u gjet e vdekur mëngjesin e djeshëm në afërsi të një hoteli në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Profesionistja e thonjëve dyshohet se ra nga kati i dytë dhe në pamundësi për t’i shpëtuar lëndimeve, vdiq. Prokuroria Themelore e Prishtinës në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se janë në pritje të raportit të…
Lajme
Artila Kameri nga Gjakova u gjet e vdekur mëngjesin e djeshëm në afërsi të një hoteli në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Profesionistja e thonjëve dyshohet se ra nga kati i dytë dhe në pamundësi për t’i shpëtuar lëndimeve, vdiq.
Prokuroria Themelore e Prishtinës në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se janë në pritje të raportit të autopsisë.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Prishtinës është në pritje të raportit të autopsisë dhe të gjeturave nga hetimet e ndërmarra, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera nga ky rast”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse.
Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon të hetohet në koordinim me policinë.
Për këtë rast ka dhënë detaje edhe policia në raportin 24 orësh.
“Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.