Prokuroria në Pejë për 16 muaj ngre 139 aktakuza ndaj 142 personave për ndërtime pa leje
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për gjashtëmbëdhjetë muaj ka ngritur 139 aktakuza, ndaj 142 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Gjatë vitit 2025, prokurorët e kësaj Prokurorie pas veprimeve hetimore për veprën penale “Ndërtimi pa leje” kanë ngritur 112 aktakuza, kundër 113 personave. Kurse, për…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për gjashtëmbëdhjetë muaj ka ngritur 139 aktakuza, ndaj 142 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Gjatë vitit 2025, prokurorët e kësaj Prokurorie pas veprimeve hetimore për veprën penale “Ndërtimi pa leje” kanë ngritur 112 aktakuza, kundër 113 personave.
Kurse, për periudhën kohore janar – prill 2026, pas veprimeve hetimore nga kjo prokurori janë ngritur 27 aktakuza, ndaj 29 personave për veprën penale të lartcekur.
“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale, me theks të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje, duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe ligjore ndaj çdo personi që vepron në kundërshtim me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së rendit juridik dhe interesit publik”, ka njoftuar Prokuroria në Pejë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: