Prokuroria në Mitrovicë fton të dëmtuarit nga mjeku popullor “Bio Mulaku” që të japin dëshminë e tyre

Prokuroria e Mitrovicës ka ftuar të dëmtuarit që kanë marrë tretman “mjekësor” nga personat N.M dhe P.I, të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”. Prokuroria më tej kanë thënë se rasti është ende nën hetime.…

Lajme

18/07/2024 15:36

Prokuroria e Mitrovicës ka ftuar të dëmtuarit që kanë marrë tretman “mjekësor” nga personat N.M dhe P.I, të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Prokuroria më tej kanë thënë se rasti është ende nën hetime.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.” /Lajmi.net/