Prokuroria në Mitrovicë fillon hetimet për ndeshjen Trepça ’89 – Prishtina

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka filluar hetimet për ndeshjen e futbollit Trepça ’89 – Prishtina, pasi u aludua për kurdisje të mundshme. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni. “Kemi filluar hetimet për ndeshjen e futbollit Trepça ’89 – Prishtina. Prokuroria ka ndërrmarrë të gjithë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin…

Sport

29/05/2023 16:21

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka filluar hetimet për ndeshjen e futbollit Trepça ’89 – Prishtina, pasi u aludua për kurdisje të mundshme.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Kemi filluar hetimet për ndeshjen e futbollit Trepça ’89 – Prishtina. Prokuroria ka ndërrmarrë të gjithë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e këtij rasti”, tha Preteni për Klankosova.

Trepça ’89 mori një fitore të mundimshme ndaj Prishtinës me rezultat 2-1, në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në futbooll, ani se nuk i mjaftoi, pasi ra në Ligën e Parë,.

Mitrovicasit ishin duke humbur deri në minutat e fundit të takimit, por në fund shënuan dy gola të shpejt për të siguruar fitoren.

Ndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës, në përputhje me rregulloret e brendshme dhe aktet normative të UEFA-së, ka thënë se ka ndërmarrë masat e duhura dhe kanë filluar procesin e mbledhjes së deklaratave dhe dëshmive nga të gjithë zyrtarët e këtyre ndeshjeve për t’i adresuar dhe shqyrtuar ato me seriozitet maksimal.