Prokuroria në Gjilan deklarohet për vrasjen e djeshme, thuhet se po ndërmerren një sërë veprimesh hetimore

Ngjarja tragjike që ndodhi dje në Gjilan ka trazuar gjithë vendin. Në pikë të ditës në qendër të qytetit të shtënat me armë zjarri i morën jetën fillimisht dy personave, e si shkak i plagëve të marra ndërroi jetë edhe personi i tretë. Selami Hasani, Edmond Hasani dhe Abedin Hoxha janë viktimat e këtij rasti…

Lajme

11/08/2025 11:32

Ngjarja tragjike që ndodhi dje në Gjilan ka trazuar gjithë vendin.

Në pikë të ditës në qendër të qytetit të shtënat me armë zjarri i morën jetën fillimisht dy personave, e si shkak i plagëve të marra ndërroi jetë edhe personi i tretë.

Selami Hasani, Edmond Hasani dhe Abedin Hoxha janë viktimat e këtij rasti , dy prej tyre babë e bir e njëri dhëndër i familjes.

Të dyshuar në këtë rast janë Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra- babai me dy djemtë të cilët kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati.

Në lidhje me këtë rast nga Prokuroria në Gjilan kanë deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore konkrete.

Por sipas prokurorisë nuk mund të jepen detaje shtesë për momentin.

“Duke iu referar kërkesës tuaj, lidhur me parashtrimin e disa pyetjeve, për rastin tragjik që ka ndodhur me date 10.08.2025, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore konkrete që parashihen me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, dhe për të njejtin janë duke u marrë një sërë veprimesh konkrete hetimore, ku, për momentin nuk mund të japim informata më të detajuara, pasi rasti është duke u hetuar.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për lajmi.net.

E në raportni e policisë u dhanë informacionete e para nga ky rast.

“Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan.I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta.Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion”./Lajmi.net/