150 euro për një vendim në lidhje me pagesën e pushimit të lehonisë – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj zyrtarit në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet F.H., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., me datë 05.03.2025, dhe dt.27.03.2025, në cilësinë…

Lajme

16/04/2025 15:21

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet F.H., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., me datë 05.03.2025, dhe dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, duke i tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim përfitimit për vete apo personin tjetër duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit E.B., ashtu që me dt.05.03.2025, pasi i njëjti kishte shkuar dhe ishte interesuar në Q.P., në Gjakovë, për rregullimin e dokumenteve për pagesë të lehonisë për bashkëshorten, i pandehuri i thotë se dy dokumente nuk i ke në rregull dhe për rregullimin e dokumenteve duhet të mi japësh 150 euro, dhe këto pasi paratë të dalin në konto, në këtë mënyrë më pas i pandehuri me të qenë në njohuri për datën se kur dalin paratë nga Ministria për lehonat, e ka thirr në telefon të dëmtuarin me dt. 25.03.2025, dhe e pyet se a të kanë dalë parat, dhe pasi i njëjti i thotë se nuk e di, atëherë i pandehuri i ka kërkuar që të takohen dhe të shkon të e merr vendimin, ashtu që me të u takuar me dt.28.03.2025, në Q.P., në Gjakovë, rreth orës 15:40 min, i pandehuri e ka dërguar të dëmtuarin në zyre ku ja merr paratë prej 150 euro, dhe më pas ia jep vendimin për pagesën e pushimit të lehonisë dhe me pas arrestohet në zyre nga zyrtarët policor.

Kësisoj i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar”.

“Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., nga data 05.03.2025, deri me dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi për vete në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar të dëmtuarit E.B., për rregullimin e dokumenteve të lehonisë për bashkëshorten e tij, shumën e parave prej 150 euro, ashtu që pasi kanë komunikuar me telefon dhe me datë.28.03.2025, ka shkuar rreth orës 15:40 min, i dëmtuari tek i pandehuri, i njëjti e ka dërguar në zyrë dhe ja ka marrë 150 euro, më pas ia ka dhënë vendimin ashtu që me të u larguar i dëmtuari nga zyra dhe me të dal jashtë objektit të Q.P., i pandehuri është kontrolluar nga NJKEK në Gjakovë, ku ka rezultuar me gjetjen e shumës prej 150 euro, në portofol të cilat para ishin përdorë në zbatim të masave të veçanta hetimore”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndërkaq Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik. /Lajmi.net/