Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë ndaj një personi për shit-blerje narkotikësh
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.Ç. Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri E.Ç., nga data e pacaktuar e gjerë me datë 30.06.2023, në fshatin Devë Komuna e Gjakovës, në bashkëveprim me të dënuarin J.B., pa autorizim dhe me qëllim shitje shpërndajnë, shesin,…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.Ç.
Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri E.Ç., nga data e pacaktuar e gjerë me datë 30.06.2023, në fshatin Devë Komuna e Gjakovës, në bashkëveprim me të dënuarin J.B., pa autorizim dhe me qëllim shitje shpërndajnë, shesin, transportojnë substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që i pandehuri E.Ç., duke i koordinuar veprimet me të dënuarin J.B., i njëjti transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë, përmes rrugëve malore dhe e njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të dënuarit J.B., e ku nga kjo shtëpi lehtë kalohet në territorin e Republikës së Shqipërisë në këmbë për rreth 40 min, ashtu që i pandehuri E.Ç., i gjen dhe kontakton blerësit e mundshëm të narkotikut, kontakton me të dënuarin J.B., duke u siguruar se a ndodhet në shtëpi, pasi blerësi do të shkojë për të marrë substancë narkotike, e pastaj duke e udhëzuar të dënuarin J.B., që të shkoj t`i marr blerësit në vende të caktuara nga i pandehuri E.Ç., dhe t`i dërgoj në shtëpinë e tij, si dhe duke e udhëzuar për sasinë e substancës narkotike që do t`iu jap blerësve.
Gjatë bastisjes pas shtëpisë së të dënuarit J.B, janë gjetur dy çanta me substanca narkotike, njëra më ngjyrë të gjelbër me 17 paketime të mbushura me Kanabis (Marihuanë) dhe tjetra çantë ngjyrë e zezë, me 15 paketime të mbushura po ashtu Kanabis (Marihuanë), në peshë të përgjithshme 32 kg e 092 gram, substanca kjo e transportuar nga i pandehuri E.Ç., nga Republika e Shqipërisë.
Sa i përket bashkëkryerësit, përkatësisht ndajë të dënuarit J.B., çështja penale është veçuar dhe është përfunduar me aktgjykim dënues, ndërsa i pandehuri E.Ç., ka qenë në arrati deri me dt.31.12.2024, e nga kjo datë e deri me tani ndodhët nën masen e paraburgimit.
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor PROKURORIA THEMELORE GJAKOVË/