Prokuroria në Ferizaj po monitoron nga jashtë procesin e rinumërimit të votave: Do të hetojmë çdo rast të dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në kuadër të kompetencave ligjore që ka dhe si institucion i Prokurorit të Shtetit, po monitoron nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Nga kjo Prokurori, kanë thënë se kanë autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë,…

Lajme

22/01/2026 11:02

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në kuadër të kompetencave ligjore që ka dhe si institucion i Prokurorit të Shtetit, po monitoron nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Nga kjo Prokurori, kanë thënë se kanë autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë, me qëllim të sigurimit të provave relevante, identifikimit të personave përgjegjës dhe administrimit të të gjithë materialit zgjedhor në përputhje me ligjin.

“Veprat penale që cenojnë të drejtën e votës përbëjnë shkelje serioze të ligjit dhe do të trajtohen me përkushtim maksimal, pa asnjë kompromis. Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbetet e angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, dhe do të hetojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj. /Lajmi.net/