Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për falsifikim të parasë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy shtetasve palestinez, M.O. dhe Z.N., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i parasë”. Sipas Prokurorisë, më 6 shkurt 2026, rreth orës 19:30, në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj –…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy shtetasve palestinez, M.O. dhe Z.N., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i parasë”.
Sipas Prokurorisë, më 6 shkurt 2026, rreth orës 19:30, në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez i Jerlive, i pandehuri M.O. dyshohet se ka futur në qarkullim një banknotë të falsifikuar si të vërtetë, duke kryer kështu veprën penale sipas nenit 296 paragrafi 2 të KPRK-së.
Po ashtu, më 7 shkurt 2026, në rrugën “Skënderbeu” në Kaçanik, të dy të pandehurit dyshohet se kanë poseduar bashkërisht paratë e falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim. Gjatë kontrollit të banesës nga policia janë gjetur dhe sekuestruar 39 bankënota nga 50$, me vlerë totale 19.500 dollarë amerikanë, të dyshuara si të falsifikuara, duke u kryer kështu vepra penale sipas nenit 296 paragrafi 2 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.
Të dy të pandehurit ndodhen nën masën e ndalimit 48-orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa Prokuroria ka kërkuar paraburgim të tyre për ndjekjen e mëtejshme të rastit. /Lajmi.net/