Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve:.B.Z., dhe B.Z., -nga komuna e Pejës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht…

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve:.B.Z., dhe B.Z., -nga komuna e Pejës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12, në fshatin Greme, komuna Ferizaj, fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta fusin në automjetin e tyre Audi”, ngjyrë e zezë, mirëpo për shkak të rezistencës këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrin të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të të dëmtuarit B.B., mirëpo i njëjti arrin të kërcej në oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit, si dhe në këmbën e djathtë,- me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq të pandehurit që nga sot, më 30 Prill 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur. /Lajmi.net/