Prokuroria konfirmon intervistimin e të pandehurit, Irfan Lipovica

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ësht ftuar për të dëshmuar në cilësinë e të pandehurit në rastin “Rezervat shtetërore” ish-sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica. Lajmin për klankosovae ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër…

Lajme

31/07/2025 16:37

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ësht ftuar për të dëshmuar në cilësinë e të pandehurit në rastin “Rezervat shtetërore” ish-sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica.

Lajmin për klankosovae ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”, mirëpo i njëjti e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos u deklaruar”, tha Luta.

Tutje, ajo u shpreh se për veprimet e tjera në lidhje me rastin, publiku do të njoftohet me kohë nga Prokuroria Speciale.

Gjatë ditës në pyetje për “Rezervat shtetërore” është marrë edhe ministrja në detyrë e MINT-it, Rozeta Hajdari.