Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarit për tentim vrasje në Mitrovicë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale B.R., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se…
Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale B.R., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e brinjëve dhe prapa kraharorit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“I dyshuari me datë 18 korrik me qëllim ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brirëve dhe prapa kraharorit. Nga këto veprime i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe gjendet i shtrirë në Kirurgjinë Torakale në QKUK”, njofton Prokuroria.
I dyshuari është arrestuar më 18 korrik, dhe me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje.