Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për gardianin që tentoi të fuste narkotikë në Dubravë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.D., zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimin se ka tentuar të fusë substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ai tha se Prokuroria…

Lajme

03/02/2026 14:19

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.D., zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimin se ka tentuar të fusë substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ai tha se Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin masës së paraburgimit ndaj zyrtarit të shërbimit korrektues.

“Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin masës së paraburgimit ndaj zyrtarit të shërbimit korrektues në Dubravë, i cili është kapur me narkotikë”, tha ai.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti po trajtohet nga organet kompetente.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, tha ai për Lajmi.net