Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën nga dhjetori i vitit të kaluar

Prokuroria e Gjakovës në një komunikatë për media kanë njoftuar për rastin e policit i cili dyshohet për ngacmim seksual. Kjo prokurori ka vendosur që të pandehurit ti zgjatet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Njoftimi i plotë: Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndajë të pandehurit me inicialet A.D.,…

Lajme

10/05/2024 14:27

Prokuroria e Gjakovës në një komunikatë për media kanë njoftuar për rastin e policit i cili dyshohet për ngacmim seksual.

Kjo prokurori ka vendosur që të pandehurit ti zgjatet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndajë të pandehurit me inicialet A.D., ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi nga neni 10 i Ligjit Nr.8/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit 06/L – 074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 183 par.4 lidhur me par.2, e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.