Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve për trafikim me njerëz në Ferizaj-detaje se si shfrytëzonin viktimat për shërbime seksuale

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore e Ferizajt për dy persona që dyshohen për veprën penale “Trafikimi me njerëz”. Të pandehurit dyshohet se për përfitime monetare, kishin bashkëpunuar në koordinim të plotë duke siguruar femra për shërbime seksuale saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me…

Lajme

17/03/2025 09:43

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore e Ferizajt për dy persona që dyshohen për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Të pandehurit dyshohet se për përfitime monetare, kishin bashkëpunuar në koordinim të plotë duke siguruar femra për shërbime seksuale saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, transmeton lajmi.net.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, me këtë kishin për të kryer veprën penale në bashkëkryerjeje dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së”,thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të pandehurit që nga data 15 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur./Lajmi.net/