Prokuroria ka kërkuar tetë orë për shpalosjen e deklaratave

Prokuroria në Hagë ka kërkuar tetë orë për shpalosjen e deklaratave në kuadër të Speciales. Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”. “Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe…

Lajme

09/02/2026 10:15

Prokuroria në Hagë ka kërkuar tetë orë për shpalosjen e deklaratave në kuadër të Speciales.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”.

Të pranishëm në sallën e gjyqit janë të katër të akuzuarit.

Secila palë është prezantuar dhe deklaratat përmbyllëse pritet të shpalosen shumë shpejt.